Indonezi, mijëra persona zhvendosen për shkak të aktiviteteve vullkanike
BKT
   Bota

Indonezi, mijëra persona zhvendosen për shkak të aktiviteteve vullkanike

Agjencia Rajonale për Menaxhimin e Fatkeqësive tha se të evakuuarit erdhën nga disa fshatra brenda zonës së Merapit.

Të paktën 1.294 persona janë larguar nga zonat e goditura nga katastrofa mes rritjes së aktivitetit vullkanik të vullkanit Merapi në provincën Java Qendrore të Indonezisë, bëri të ditur sot agjencia e katastrofave të këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Rajonale për Menaxhimin e Fatkeqësive tha se të evakuuarit erdhën nga disa fshatra brenda zonës së Merapit.

"Në provincën e Javës Qendrore ka 1.091 të evakuuar nga Magelang, Boyolali dhe Klaten", tha për AA kreu i Agjencisë Rajonale të Menaxhimit të Fatkeqësive të provincës, Safrudi.

Ndërkohë, në provincën Yogyakarta (të ishullit jugor Java), raportohet se numri i të zhvendosurve është rritur në 203.

Safrudin tha se strehimoret ishin rregulluar në përputhje me protokollet shëndetësore të COVID-19 për të parandaluar transmetimin e virusit midis të evakuuarve, veçanërisht ata që janë të cenueshëm.

Autoritetet kanë lëshuar paralajmërim të nivelit të 3-të për të monitoruar statusin e vullkanit.

Merapi është një nga 127 vullkanet aktive në Indonezi.

Shpërthimi i fundit i madh ndodhi në vitin 2010, ku si pasojë humbën jetën më shumë se 300 persona ndërsa qindra mijëra të tjerë u zhvendosën.