Filipinet përgatiten për goditjen e sërishme nga tajfuni
BKT
   Bota

Filipinet përgatiten për goditjen e sërishme nga tajfuni

Enti meteorologjik njofton se pjesët jugore dhe qendrore të Luzonit sot ose nesër herët do të goditen nga moti i keq i shkaktuar nga tajfuni.

Në rrjedhë është evakuimi i mijërave banorëve në Filipine për shkak të tajfunit Vamco, i cili po i afrohet brigjeve veriore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Enti meteorologjik njofton se pjesët jugore dhe qendrore të Luzonit sot ose nesër herët do të goditen nga moti i keq i shkaktuar nga tajfuni.

Gremil Alexis Naz, zëdhënës i Mbrojtjes Civile tha se rreth 50 mijë njerëz do të evakuohen nga zona e prekur nga tajfuni.

Vamco pritet të godasë zonën Bicola në Manila ku tajfunët Molave ​​dhe Goni më parë shkaktuan dëme të mëdha materiale dhe ku kishte viktima njerëzore.

Filipinet në fillim të nëntorit i goditi tajfuni Goni si pasojë e të cilit humbën jetën 16 persona. Nga ishulli Luzon janë evakuuar rreth një milion persona.

Vendin në tetor e goditi tajfuni Molave si pasojë e të cilit humbën jetën 22 persona ndërsa u shkaktua dëm material prej 15.2 milionë dollarë.