Në Filipine numri i rasteve me COVID-19 tejkalon shifrën 400 mijë
BKT
   Bota

Në Filipine numri i rasteve me COVID-19 tejkalon shifrën 400 mijë

Filipinet raportuan 1.672 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 401.416.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19) në Filipine ka tejkaluar shifrën 400 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Filipinet raportuan 1.672 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 401.416.

Megjithatë, rastet aktive në vend aktualisht janë 31.500.

Në Filipine gjithsej 7.710 persona kanë vdekur nga koronavirusi deri më tani, respektivisht 1,92 për qind e pacientëve të prekur nga koronavirusi.