20:32 / 11.11.2020
SPANJË – Test i detyrueshëm COVID-19 për udhëtarët nga vendet me rrezik
Spanja do të kërkojë nga 23 nëntori që udhëtarët ndërkombëtarë nga vendet në rrezik të paraqesin një test negativ PCR prej më pak se 72 orësh, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Kjo masë do të zbatohet në pikat e hyrjes në vend, domethënë në aeroporte dhe porte. Kufijtë tokësorë nuk u nënshtrohen aktualisht kontrolleve si gjatë valës së parë të pandemi.
“Agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë dhe kompanitë ajrore ose të transportit detar duhet të informojnë udhëtarët për këtë detyrim të ri”, vazhdon deklarata e ministrisë.
Deri tani, udhëtarëve ndërkombëtarë u duhej vetëm të plotësonin një pyetësor shëndetësor para se të mbërrinin në Spanjë dhe t’i nënshtroheshin një kontrolli të temperaturës./atsh























