Rusia rrezik i madh për botën, ka ende aktiv 10 reaktorë si Çernobili
BKT
   Bota

Rusia rrezik i madh për botën, ka ende aktiv 10 reaktorë si Çernobili

Shpërthimi i reaktorit bërthamor në Çernobil mëngjesin e 26 prillit të vitit 1986 llogaritet të jetë fatkeqësia më e madhe e njerëzimit, që mori jetën e mbi 30 mijë njerëzve dhe ende sot vdesin nga rrezatimi.

Kjo ndodhi si shkak i neglizhencës së autoriteteve ruse, që atëherë kishin ndërtuar shumë reaktorë bërthamor në të gjithë Bashkimin Sovjetik, por pa masa sigurie, shkruan Business Insider.

Sipas, Shoqatës Botërore të Energjisë Bërthamore, është tepër shqetësuese për njerëzimin sepse reaktor të tillë të pa sigurt operojnë ende në Rusi, që janë kërcënim potencial për tërë njerëzimin. Madje sipas kësaj shoqate, Rusia është tani vendi i vetëm në botë që ende ka këso reaktorë, që ishin dizajnuar nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe janë tepër të pa sigurt.

Katër të tilla gjenden në Kursk, një qytet në perëndim të Rusisë. Tre të tjerë në Shën Petersburg qytet me pesë milionë banorë, dhe tre të tjerë në Smolensk. Një nga reaktorët në Smolensk ka licencë të operojë deri në vitin 2050, ndërsa licencat e të tjerave skadojnë mes viteve 2021 dhe 2031.

Edhe pse reaktorët kanë pësuar ndryshime për kontrollimin më të mirë të tyre, dizajni i tyre ende po ngjallë shqetësime ndër disa nga shkencëtarët bërthamorë.

“Aspektet themelore të dizajnit nuk mund të ndryshoheshin pa marrë parasysh masat nga zyrtarët rusë. Nuk mund të them se ato kanë rritur sigurinë e këtyre reaktorëve apo standardin në përgjithësi në krahasim me ato që gjenden në perëndim”, thotë Edvin Lyman, drejtor i projektit për siguri bërthamore në këtë shoqatë.

Këto reaktorë mendohej të kishin jetëgjatësi vetëm 30 vjet, por shteti rus ka vendosur që të zgjatë punën e tyre, duke mbajtur në ethe shumë shtete, se një ditë mund të përsëritet tragjedia e Çernobilit.

Rusia këmbëngulë se ka reaktorët e saj tani përmbushin kushtet ndërkombëtare për siguri.

Shteti përdor fuqinë nukleare për rreth 19% të elektricitetit dhe po shikon se si të zgjerojë programin e saj bërthamor në mënyrë që në fund të shekullit të ketë 80% të energjisë së saj nga energjia bërthamore.