22:23 / 11.11.2020
CJEU: Italia ka shkelur ligjin e BE-së për smogun
Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian (CJEU) vendosi sot se Italia ka shkelur ligjin europian për smogun për shkak të niveleve të regjistruar në shumë pjesë të vendit.
“Vlerat kufitare të zbatueshme për përqendrimet e grimcave PM10 u tejkaluan në mënyrë sistematike dhe këmbëngulëse midis 2008 dhe 2017”, sqaroi institucioni gjyqësor.
“Republika italiane ka dështuar në mënyrë të qartë në miratimin në kohën e duhur të masave të nevojshme për trajtimin e problemi”, shtoi CJEU.
Vendimi i gjykatës europiane mbështet një veprim të paraqitur nga KE, që nisi një procedurë shkeljeje kundër Italisë në vitin 2014 për mosrespektim të legjislacionit të cilësisë së ajrit./atsh























