Republikanët nuk njohin rezultatet, në Georgia do të rinumërohen votat
BKT
   Bota

Republikanët nuk njohin rezultatet, në Georgia do të rinumërohen votat

Vendi kishte njoftuar edhe më herët se do të bëhej një rinumërim javën e kaluar, duke pasur parasysh sa e ngushtë ka qenë gara.

Ekipi i Trump, që kërkoi edhe rinumërimin me dorë, e ka quajtur këtë një “hap të parë” të rëndësishëm.

Kongresmeni republikan Doug Collins, i cili po drejton përpjekjet e republikanëve në shtet, u tha gazetarëve se ishte një fitore për “integritetin” dhe “transparencën”.

Ndëra, këshilltari ligjor i fushatës Stefan Passantino tha se çdo fletë votimi do të rishikohet në këtë proces. Ai shtoi  se pret që rinumërimi “intensiv” të përfundojë deri në 20 nëntor, afati i vendosur nga shteti.

Zyrtari i zgjedhjeve në Georgia, Gabriel Sterling më herët tha se rinumërimi me siguri do të gjejë “votues të dyfishtë” ose “njerëz që nuk kishin kualifikimet e një votuesi të regjistruar”.

“Kjo do të gjendet. A është 10,353? Nuk ka gjasa,” tha ai, duke iu referuar diferencës së epërsisë së Biden më parë gjatë javës.

Ka edhe një afat tjetër që duhet të mbahet parasysh gjithashtu: 8 Dhjetori, kur rregullat e kolegjit zgjedhor thonë se shtetet duhet të finalizojnë se kush janë të zgjedhurit e tyre. Zgjedhësit do të votojnë në 14 dhjetor.