Rastet me COVID-19 në Afrikë shënuan një rritje prej 8 për qind
BKT
   Bota

Rastet me COVID-19 në Afrikë shënuan një rritje prej 8 për qind

Ai paralajmëroi se vala e dytë në kontinentin ku deri më tani janë diagnostikuar afër 2 milionë raste, do të jetë shumë më e fuqishme.

Drejtori i Qendrave të Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), Dr. John Nkengasong, njoftoi se rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinent kanë shënuar një rritje prej 8 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën javore për media, Nkengasong tha se në drejtim të pritjeve pandemia ka filluar të shënojë rritje në kontinent, duke shënuar një rritje prej 8 për qind në krahasim me muajin e kaluar.

Ai paralajmëroi se vala e dytë në kontinentin ku deri më tani janë diagnostikuar afër 2 milionë raste, do të jetë shumë më e fuqishme. Zyrtari i Afrika CDC u bëri thirrje qeverive dhe popullit që t'i respektojnë masat shëndetësore.

Nkengasong tha se deri më tani në kontinent janë kryer 19 milionë teste, duke treguar se rritja më e madhe javën e kaluar është shënuar në Republikën Demokratike të Kongos me 37 për qind, e ndjekur nga Kenia me 34 për qind.

Ai shtoi se vdekjet kanë arritur në 46.000.