Ushtria ruse në Nagorni-Karabah do të mbikëqyret nga ajo turke
Pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndalimin e luftimeve në mes të Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e Ngorni-Karabahut, agjencia ruse e lajmeve “Regnum”, shprehet që Rusia në Kaukaz doli të jetë më e dobët se sa aleanca Turqi, SHBA, Britani e Madhe dhe Izrael.
“Regnum” deri te ky konkludim kishte ardhur pas nënshkrimit të marrëveshjes nga ministrat e mbrojtjes së Turqisë dhe Rusisë, e cila parasheh që trupat paqeruajtëse ruse të cilat do të mbikëqyrin armëpushimin në Nagorni-Karabah, do të vëzhgohen nga njësitë speciale të Ushtrisë turke. Kjo është hera e parë që një shtet anëtarë i NATO-s, ne këtë rast Turqia, do të mbikëqyrë ushtrinë ruse, në një rajon i cili deri në vitet e 90`-ta ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.
Rusia e konsideron rajonin e Kaukazit si zonë të saj strategjike, prandaj çfarëdo implikimi i palëve të treta do të zvogëlojë ndikimin rus në këtë zonë të pasur me naftë dhe gaz, zonë kah kalojnë gazsjellësit, që pritet të furnizojnë Evropën me gaz, për të zvogëluar varshmërinë ndaj gazit rus.
Azerbajxhanit u pavarësua nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, kuse që atëherë kishte filluar intensifikimi i bashkëpunimit në mes të Turqisë dhe Azerbajxhanit, nga kishte dalë edhe slogani “dy shtete - një komb”.























