19:44 / 13.11.2020
BELGJIKË – De Croo: Situata COVID-19 veçanërisht serioze
Belgjika ka arritur ndoshta kulmin e valës së dytë të pandemisë së COVID-19 këtë javë, me gati 1 500 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv, një shifër tashmë në një rënie të lehtë, sipas autoriteteve shëndetësore, megjithatë kryeministri Alexander De Croo ka përjashtuar çdo lehtësim të kufizimeve në fuqi.
“Pavarësisht përmirësimeve të vogla, situata mbetet veçanërisht serioze”, theksoi udhëheqësi liberal pas një takimi të ri kushtuar krizës.
Ky vend me 11,5 milionë banorë, ku një kontroll i ri u vendos më 30 tetor për gjashtë javë, regjistroi të premten 520 393 raste COVID-19 që nga fillimi i pandemisë dhe 13 891 vdekje./atsh























