COVID-19 – Di Maio: Campania është në gjunjë
BKT
   Bota

COVID-19 – Di Maio: Campania është në gjunjë

Spitale të mbingarkuara, pacientë të trajtuar në makinat e tyre ose që vdesin në ambulanca, Napoli dhe rajoni i tij, Campania, i goditur rëndë nga vala e re e COVID-19, ka kaluar sot në “zonë” të kuqe”.

“Campania është në gjunjë”, tha Luigi Di Maio, ministri Italian i Punëve të Jashtme.

Campania përbën rreth 10 % të 30 000 deri në 40 000 rasteve të reja të regjistruara aktualisht çdo ditë në gadishull.

Sistemi i saj shëndetësor është jashtëzakonisht i dështuardhe situata tani është dramatike në Napoli, me rradhë të gjata makinash përpara urgjencave dhe infermierë që shpërndajnë oksigjen në parkingje./atsh