Palët libiane pajtohen të mbajnë zgjedhje më 24 djetor 2021
Vendimi erdhi gjatë Forumit të Dialogut Politik Libian (LPDF) të sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara (OKB), që filloi të hënën në Tunizi midis përfaqësuesve të qeverisë libiane të njohur ndërkombëtarisht dhe komandantit puçist Khalifa Haftar.
Palët ndërluftuese në Libi ranë dakord sot për të mbajtur zgjedhjet më 24 dhjetor 2021, në ditën e pavarësisë së Libisë, bëri të ditur Stephanie Turco Williams, drejtuesja e Misionit të Mbështetjes së OKB-së në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendimi erdhi gjatë Forumit të Dialogut Politik Libian (LPDF) të sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara (OKB), që filloi të hënën në Tunizi midis përfaqësuesve të qeverisë libiane të njohur ndërkombëtarisht dhe komandantit puçist Khalifa Haftar.
Pjesëmarrësit u pajtuan të krijojnë Këshill të ri Presidencial dhe një organ ekzekutiv për të menaxhuar periudhën e tranzicionit dhe për të mbajtur zgjedhje kombëtare, tha Williams para përfaqësuesve të mediave.
Ajo gjithashtu tha se gjatë takimit u diskutuan gjithashtu edhe detyrat dhe autoriteti i qeverisë dhe Këshillit Presidencial, të cilët do të menaxhojnë procesin e tranzicionit.
Williams shtoi se OKB do të sigurojë mbështetje teknike për zgjedhjet që do të organizohen nga bordi zgjedhor i pavarur i Libisë.
FDPL është një dialog politik gjithëpërfshirës libian, i dalë nga Rezultatet e Konferencës së Berlinit, të cilat u miratuan nga Rezolutat 2510 (2020) dhe 2542 (2020) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Pjesëmarrësit e ftuar në forum janë thirrur nga zona të ndryshme elektorale bazuar në parimet e përfshirjes dhe përfaqësimit të drejtë gjeografik, etnik, politik, fisnor dhe shoqëror.
Takimi erdhi në një kohë kur në Libi u shfaq një ndjenjë e papërshkrueshme e shpresës pas nënshkrimit të marrëveshjes të armëpushimit të përhershëm në mbarë vendin midis palëve libiane më 23 tetor në Gjenevë.
Williams më 23 tetor njoftoi nënshkrimin e marrëveshjes "të përhershme" dhe të menjëhershme të armëpushimit midis delegacioneve ushtarake nga palët ndërluftuese të Libisë, duke e quajtur atë "një pikë kthese të rëndësishme drejt paqes dhe stabilitetit në Libi".
Libia u zhyt në një luftë civile shkatërruese që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011.
Qeveria e Pajtimit Kombëtar u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB, por përpjekjet për zgjidhje politike afatgjatë dështuan për shkak të ofensivës ushtarake nga forcat besnike të komandantit puçist Khalifa Haftar.
OKB njeh qeverinë e Fayez al-Sarraj si autoritetin legjitim të vendit, pasi Tripoli ka luftuar me milicët e Haftarit që nga prilli i vitit 2019 në një konflikt që ka marrë mijëra jetë.
Turqia gjithashtu mbështet qeverinë Fayez al-Sarraj.























