Policia nigeriane arreston 750 anëtarë të një bande të armatosur
BKT
   Bota

Policia nigeriane arreston 750 anëtarë të një bande të armatosur

Komisioneri i Policisë së Shtetit në Lagos, Hakeem Odumosu, tha se operacionet u kryen kundër bandave të armatosura në 14 rrethe.

Gjithsej 750 pjesëtarë të një bande të armatosur janë arrestuar në Lagos, Nigeri, për shkak të përshkallëzimit të dhunës në shtet, bëri të ditur të dielën policia, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioneri i Policisë së Shtetit në Lagos, Hakeem Odumosu, tha se operacionet u kryen kundër bandave të armatosura në 14 rrethe.

Armët, droga dhe municionet u sekuestruan, tha Odumosu, duke shtuar se sendet e plaçkitura gjatë dy javëve të protestave kundër dhunës së policisë në shtet gjithashtu u konfiskuan. Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë, tha ai. 

Në Nigeri, problemet që filluan në vitin 2008 me përplasje midis barinjve dhe fermerëve u kthyen në rrëmbime dhe përpjekje grabitjeje duke filluar në vitin 2015.

Vitin e kaluar, 3.188 persona u vranë në përleshjet midis bandave të armatosura në vend.