Palestina regjistron 7 vdekje të reja nga COVID-19
BKT
   Bota

Palestina regjistron 7 vdekje të reja nga COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Palestinë është rritur në 76.162, përfshirë 647 të vdekur dhe 66.553 të shëruar.

Autoritetet shëndetësore palestineze regjistruan sot 7 viktima të tjera nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në Bregun Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja palestineze e Shëndetësisë, Mai al-Kaila, tha se gjithsej 836 raste të reja të virusit u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit, 383 prej të cilave ishin në Bregun Perëndimor dhe 453 në Gaza.

Sipas ministres, 40 pacientë janë ende në njësitë e kujdesit intensiv.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 76.162, përfshirë 647 të vdekur dhe 66.553 të shëruar.