Hungaria planifikon të vendosë veto për buxhetin e BE-së
Polonia gjithashtu mund të ndjekë veprimin e Hungarisë dhe të vendosë veton ndaj buxhetit, tha ministri polak i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro.
Hungaria njoftoi sot se do të vendosë veto mbi buxhetin e Bashkimit Evropian (BE) për vitet 2021-27, ndërsa zyrtarët e BE-së e quajnë këtë një "krizë të re" për unionin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e qeverisë hungareze thanë se do të votonin kundër mekanizmit që ndërlidh qasjen në fonde me respektimin e sundimit të ligjit.
Polonia gjithashtu mund të ndjekë veprimin e Hungarisë dhe të vendosë veto ndaj buxhetit, tha ministri polak i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro.
Një zyrtar i lartë i BE-së deklaroi se unioni do të vlerësojë vendimin e Hungarisë, i cili gjithashtu mund të vendoset në agjendën e Samitit të Udhëheqësve të BE-së të paraparë për muajin tjetër.
Udhëheqësit e BE-së më 21 korrik ranë dakord për shpenzimin e 1,82 trilionë eurove për periudhën 2021-27, ku përfshihet edhe instrumenti i rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh për të ndihmuar rihapjen e ekonomisë evropiane pas krizës së koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe buxheti i zakonshëm i unionit.
Ligjvënësit e BE-së gjithashtu kërkuan një kushtëzim më të fuqishëm, duke nënkuptuar që transferimet e buxhetit të BE-së të mund të pezullohen ose ndalohen nëse dëshmohet se një sistem i një shteti anëtar ka mangësi, siç janë korrupsioni i pa hetuar ose pavarësia e kompromentuar gjyqësore, që mund të ndikojë në interesat financiare të unionit.























