16:41 / 16.11.2020
Shpërthim në Teheran, ka të plagosur
Disa njerëz u plagosën në një shpërthim në një stacion karburanti në kryeqytetin iranian Teheran, njoftoi media shtetërore iraniane.
Asnjë vdekje nuk u raportua. "Rezervuari i karburantit mori flakë gjatë shkarkimit në stacionin e karburantit në rrugën Piruzi në Teheran", raportoi TV shtetëror, duke shtuar se zjarri u shua, raporton Reuters.























