Berluskoni rrëfen përvojën me Covid-10: Një e keqe që nuk ia uroj askujt
“Unë jam më mirë, falë Zotit. Pasojat e fundit të Covid gradualisht po zhduken. Është një përvojë që nuk ia uroj askujt.Tri ditët e para në spital ishin me të vërtetë shumë, shumë të vështira, unë vuajta shumë dhe në disa momente pata frikë “. kështu e nis rrëfimin e përvojës së Covid-19, is-kryeministri italian Silvio Berlusconi, përpara intervistës që do të transmetohet nesër në “Maurizio Costanzo Show”.
“Është një sëmundje delikate dhe e pabesueshme, por kurrë nuk e humba besimin te mjekët që më trajtuan”-shprehet Berluskoni.
Ai u bën thirrje të gjithë të infektuarve që të mos frikësohen, sepses ado e keqe që ëhstë kjo sëmundje mund të mposhtet.
“Kjo është thirrja që unë u bëj të infektuarve: “mos e lini veten të të marrë frika dhe dëshpërimi. Sado e keqe kjo sëmundje mund të mposhtet “.























