09:05 / 17.11.2020
Vaksina e Modernas, Britania e Madhe marrëveshje për 5 milionë doza
Pas njoftimit se vaksina e Moderna ishte 94.5% efektive në parandalimin e COVID-19 shume shtete kanë marrë masat për të qenë të parat në listën e pritjes. E tillë është dhe Britania e Madhe.
“Ne sot kemi siguruar një marrëveshje fillestare për 5 milion doza të vaksinës Moderna”, tha ministri për shëndetësinë, Matt Hancock në një konferencë shtypi.
Britania më parë kishte siguruar marrëveshje furnizimi për një total prej 350 milion dozash vaksinash nga gjashtë furnitorë të ndryshëm, përfshirë Pfizer Inc, vaksina e të ciles u gjet të ishte më shumë se 90% efektive dhe 100 milion doza të një kandidati të AstraZeneca / Oxford që pritet të raportojë së shpejti rezultatet./a2























