Trump parashikon reduktimin e trupave në Irak dhe Afganistan
BKT
   Bota

Trump parashikon reduktimin e trupave në Irak dhe Afganistan

Presidenti amerikan Donald Trump po përgatitet të urdhërojë tërheqjen e më shumë trupave nga Afganistani dhe Iraku këtë javë, para 20 janarit, kur ai do të duhet të largohet nga Shtëpia e Bardhë, raportoi CNN duke cituar burime nga Pentagoni.

Pentagoni ka paralajmëruar komandat e trupave në të dy vendet me një ‘urdhër paralajmërues’ që planifikon të ulë numrin e ushtarëve në Afganistan në 2 500 nga 4 500 brenda 15 janarit, dhe në 2 500 njësi nga 3 000 që ndodhen në Irak.

Kujtojmë se trupat amerikane ndodhen në Irak që prej rrëzimit të diktatorit Sadam Hussein dhe misioni i tyre është stabilizimi i vendit dhe kthimi në normalitet./atsh