Afrikë, 337 të vdekur dhe mbi 12.800 raste të reja me COVID-19
BKT
   Bota

Afrikë, 337 të vdekur dhe mbi 12.800 raste të reja me COVID-19

Me 337 vdekje të reja numri i viktimave është rritur në 48.112 dhe me 12.890 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.011.202.

Në kontinentin e Afrikës numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) ka tejkaluar 2 milionë e 11 mijë dhe vazhdon rritja e numrit të vdekjeve.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 337 vdekje të reja numri i viktimave është rritur në 48.112 dhe me 12.890 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.011.202.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 20.432, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.481 dhe në Marok 4.932 vdekje.

Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 754.256 raste e cila pasohet nga Maroku me 301.604 dhe Egjipti me 111.284 raste.

Deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.691.074 persona të infektuar.