Rrëshqitje dheu në Indonezi, 5 të vdekur
BKT
   Bota

Rrëshqitje dheu në Indonezi, 5 të vdekur

Në deklaratën e Drejtorisë Kombëtare për Menaxhim të Katastrofave (BNPB) thuhet se dje në rajonin Banyumas shirat e dendur kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut.

Të paktën 5 persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut që ka ndodhur në provincën e Java-s Qendrore të Indonezisë.

Në deklaratën e Drejtorisë Kombëtare për Menaxhim të Katastrofave (BNPB) thuhet se dje në rajonin Banyumas shirat e dendur kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut.

Zyrtarët njoftuan se si pasojë e rrëshqitjes së dheut katër shtëpi kanë mbetur nën tokë dhe se kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa popullata me mundësitë e veta ka marrë pjesë në punimet e pastrimit.

Në Indonezinë me klimë tropikale shpeshherë ndodhin përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.