10:47 / 18.11.2020
Përmbytet anija me udhëtarë në Kenia, 10 të zhdukur
Nga anija me 20 persona shumica e të cilëve nga Uganda u shpëtuan 10 persona ndërkohë që vazhdojnë punimet e kërkimit për 10 persona të tjerë të zhdukur.
Të paktën 10 persona llogariten si të zhdukur si pasojë e përmbytjes së një anijeje me udhëtarë në liqenin Victoria të Kenias.
Zyrtarët lokalë njoftuan se nuk ka asnjë lajm për 10 personat pas përmbytjes së anijes dje në mbrëmje në afërsi të bregut Honge në rajonin Siaya të vendit.
Nga anija me 20 persona shumica e të cilëve nga Uganda u shpëtuan 10 persona ndërkohë që vazhdojnë punimet e kërkimit për 10 persona të tjerë të zhdukur.
Gjithashtu edhe muajin e kaluar u zhdukën 6 persona pas mbytjes së një anijeje e cila udhëtonte nga ishulli Sigulu e Ugandës drejt bregut Sinyenye të Kenias.























