Kryediplomati i Bahreinit në Izrael për vizitën e tij të parë
BKT
   Bota

Kryediplomati i Bahreinit në Izrael për vizitën e tij të parë

Dy vendet duhet të shqyrtojnë mundësitë ekonomike, si dhe marrëveshjet bilaterale dhe përpjekjet që synojnë arritjen e interesave të përbashkëta.

Ministri i Jashtëm i Bahreinit, Abdullatif al-Zayani, mbërriti sot në kryeqytetin e Izraelit për vizitën e tij të parë zyrtare në vend që kur ky vend vendosi lidhje diplomatike me Tel Avivin në shtator, njoftuan mediat izraelite.

Sipas “Jerusalem Post”, Al-Zayani mbërriti me fluturimin e parë komercial në kryeqytetin izraelit përmes kompanisë ajrore Gulf Air të Bahreinit, ndërsa të dy palët kërkojnë të zgjerojnë bashkëpunimin pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA për krijimin e lidhjeve zyrtare.

Të hënën, agjencia e lajmeve e Bahrejnit (BNA) tha se një delegacion i nivelit të lartë i kryesuar nga al-Zayani do të fluturonte të mërkurën për në Tel Aviv.

Ata duhet të shqyrtojnë mundësitë ekonomike, si dhe marrëveshjet bilaterale dhe përpjekjet që synojnë arritjen e interesave të përbashkëta.

Më 15 shtator, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u dakorduan të krijojnë marrëdhënie të plota diplomatike, kulturore dhe tregtare me Izraelin pasi nënshkruan marrëveshje të diskutueshme në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëveshjet u dënuan gjerësisht nga palestinezët, të cilët thonë se marrëveshjet injorojnë të drejtat e tyre dhe nuk i shërbejnë çështjes së tyre.