12:16 / 18.11.2020
Tajvan, një avion luftarak F-16 zhduket nga radarët
Avioni trajnues me një person është zhdukur nga radarët rreth 2 minuta pas nisjes dhe nuk ka asnjë lajm për fatin e pilotit.
Gjatë fluturimit trajnues një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore të Tajvanit është zhdukur nga radarët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit thuhet se një prej avionëve luftarakë F-16 është zhdukur natën gjatë fluturimit trajnues.
Avioni trajnues me një person është zhdukur nga radarët rreth 2 minuta pas nisjes dhe nuk ka asnjë lajm për fatin e pilotit.
Për avionin e zhdukur është dhënë urdhri për kërkim gjithëpërfshirës nga ajri dhe deti në zonën që rrethon bazën ajrore në qytetin Hualien.























