Jemen, gjatë përleshjeve humbin jetën rreth 40 ushtarë
Zëdhënësi i separatistëve, Muhammed en-Nakib, në Twitter tha se forcat e ushtrisë jemenase gjatë 48 orëve të fundit kanë pësuar disfatë të madhe dhe humbje të mëdha në njerëz.
Gjatë përleshjeve në krahinën Abyan mes forcave qeveritare dhe pjesëtarëve të Këshillit Tranzitor Separatist të Jugut, që ka mbështetje të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), kanë humbur jetën rreth 40 ushtarë nga të dyja palët, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i separatistëve, Muhammed en-Nakib, në Twitter tha se forcat e ushtrisë jemenase gjatë 48 orëve të fundit kanë pësuar disfatë të madhe dhe humbje të mëdha në njerëz.
Ai theksoi se gjatë përleshjeve në krahinën Abyan mes forcave qeveritare dhe Këshillit Tranzitor Separatist të Jugut kanë humbur jetën rreth 40 ushtarë.
Ushtria jemenase ende nuk është prononcuar lidhur me këto informacione.
Në krahinën Abyan po zhvillohen përleshje të ashpra mes separatistëve dhe forcave qeveritare, derisa zhvillohen konsultimet për qeverinë e re në të cilën pjesa veriore dhe jugore e Jemenit do të kishte të njëjtin numër të ministrive.
Ekipi i monitorimit të Arabisë Saudite po punon për t'i dhënë fund konfliktit midis forcave qeveritare dhe separatistëve në zonën Abyan.
Paqëndrueshmëria politike ka vazhduar në Jemen për shumë vite, ndërsa rebelët huthi, të mbështetur nga Irani, që nga shtatori 2014 kanë kontrollin mbi Sana dhe disa zona të tjera. Forcat e koalicionit të drejtuara nga sauditët kanë mbështetur autoritetet e Jemenit në luftën kundër huthive që nga marsi i vitit 2015.























