Rolatë me kungullesha, proshutë e kaçkavall:Ja si përgatitet një paragjellë

Rolatë me kungullesha, proshutë e kaçkavall:Ja si përgatitet një paragjellë

Përbërësit

– 4 vezë;

– 2 kungullesha;

– 200 g proshutë;

– 150 g kaçkavall të tymosur;

– 50 g parmezan sipas shijes;

– majdanoz apo moraçë;

– vaj; – miell;

– kripë;

– piper.

Përgatitja

Aktivizoni furrën që të jetë e nxehtë kur të filloni përgatitje. Tundni vezët, qitni kripë dhe piper. Shtoni parmezanin e grirë në rende dhe majdanozin apo moraçën.

Kungulleshat grini në rende dhe menjëherë përzieni me vezët. Qitni në tepsi të lyer mirë me vaj në të cilën keni vendosur letër për pjekje të cilën gjithashtu duhet ta lyeni dhe t’i qitni miell.

Piqeni në 180 gradë Celsius rreth 20 deri 25 minuta. Nxirreni nga furra, lëreni të ftohet pak dhe me kujdes ndajeni nga letra.