Supë me mish të grirë, perime dhe kos,shëndet dhe shije

Supë me mish të grirë, perime dhe kos,shëndet dhe shije

Supa gjithmonë është një nga pjatat që të ngroh e rigjallëron trupin.

Gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit temperaturat ulen dhe organizmit i duhet pak ndihmë që të mbrohet nga i ftohti.

Ndaj supat janë zgjidhja më e thjeshtë dhe e shijshme për këtë problem.

Provoni recetën plot vlera të supës me perime, kos dhe mish të grirë.

Në një pjatë të vetme ju do të merrni proteina, probiotik de vitamina e plot minerale.

Kjo supë ka për t’i pëlqyer të gjithë familjarëve pasi është e plotë dhe pak më e trashë se supat e zakonshme.

Ndiqni këshillat që AgroWeb.org ka shkruar mëposhtë dhe provojeni që sot shijen e saj të mrekullueshme.

Përbërësit:

200 gr mish të grirë

1 qepë

1 kungull

1 karrotë

2 lugë gjelle miell

1 gotë kos

1 vezë

majdanoz

nenexhik

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Qepën të grirë imët e kaurdisim me 1 lugë gjelle gjalp, dhe mishin e grirë dhe e kaurdisim deri sa të zverdhet.

Shtojmë erzat, kripë, karrotë, kungull në kubikë të vegjël, 1 litër ujë dhe e lëmë të ziejë për 10-15 minuta.

Ndërkohë në një tas rrahim vezën, pak miell, si dhe kosin I përziejmë deri sa të na bëhët një masë kremoze.

Shtojmë një gotë ujë të ftohtë tek supa shtojmë kosin me vezë dhe lëmë deri sat ë marrë një valë duke e përzjerë lehtë ngadalë.

Në fund shkrijmë pak gjalp, 1 lugë kafe piper të kuq. Servirim supën duke shtuar në fund 1 lugë gjelle gjalpë./agroweb