Kërcënimi i ekstremit të djathtë po rritet me shpejtësi në Britani
Të rinjtë janë ndikuar nga retorikat e urrejtjes në mjediset e internetit, tha Neil Basu, kreu i njësisë së anti-terrorit në policinë metropolitane, duke shtuar se kjo situatë i drejton të rinjtë edhe në ekstremizmin që përfshin dhunë.
Mendimi i ekstremit të djathtë në Britani ka arritur në nivele shqetësuese mes të rinjve dhe është bërë një kërcënim që rritet me shpejtësi në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Neil Basu, kreu i njësisë së anti-terrorit në policinë metropolitane, në një deklaratë për Sky News bëri të ditur se "ekstremizmi në internet" në periudhën e zbatimit të karantinës është rritur në nivel serioz dhe se kjo situatë përbën një mundësi për radikalizim.
Të rinjtë janë ndikuar nga retorikat e urrejtjes në mjediset e internetit, tha Busu duke shtuar se kjo situatë i drejton të rinjtë edhe në ekstremizmin që përfshin dhunë.
Busu informoi se në 18 muajt e fundit janë arrestuar 17 fëmijë të akuzuar për terrorizëm dhe se në po të njëjtën periudhë mbi 1.500 fëmijë nën moshën 15-vjeçare janë drejtuar në programe për parandalimin e radikalizimit.
"Ne shohim se më shumë të rinj janë tërhequr brenda aktiviteteve terroriste", tha Busu i cili tërhoqi vëmendjen se numri i të rinjve që i bashkohen ekstremit të djathtë ka arritur në nivele shqetësuese në krahasim me punimet për rastet e disa viteve më parë.
Ndër të tjera Busu theksoi se vitin e kaluar janë arrestuar 12 persona lidhur me terrorizmin dhe se 10 prej këtyre kanë qenë të lidhura me terrorizmin e ekstremit të djathtë.
Ekstremi i djathtë në Britani
Ekstremi i djathtë në Britani mori një vrull rritjeje pas referendumit mbi Brexit-in në 2016 dhe sulmeve terroriste në vitin 2017 në Londër dhe Manchester.
Në mesin e veprimeve të grupeve terroriste të ekstremit të djathtë në vend janë të përfshirë vrasja e parlamentares Jo Cox në 2016 dhe kryerja e sulmit me automjet kundër muslimanëve që dilnin nga një xhami në Londër në vitin 2017.
Dihet që edhe fëmijë në moshën 14-vjeçare ndodhen në mesin e personave që kanë ndikuar grupet terroriste të ekstremit të djathtë të cilët krahas mjeteve prerëse mbajnë edhe armë dhe lëndë shpërthyese.























