Izraeli dhe Bahrain pajtohen që së shpejti ta bëjnë hapjen e ambasadave
BKT
   Bota

Izraeli dhe Bahrain pajtohen që së shpejti ta bëjnë hapjen e ambasadave

Izraeli dhe Bahrain do ta bëjnë së shpejti hapjen e ambasadave në kryeqytetet e njëra-tjetrës.

Këtë e kanë thënë ministrat e jashtëm të të dyja vendeve gjatë së mërkurës.

Gjatë vizitës së parë të zyrtarëve të Bahrainit në Izrael, ministri i jashtë i Gjirit, Abdullatif Al-Zayani, ka thënë se homologu i tij, Gabi Asshkenazi do të zhvillojë vizitë në Manama, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Jam i lumtur që t’ia përcjell Ministrit Ashkenzai kërkesën e Mbretërisë së Bahrainit për hapjen e ambasadës në Izrael dhe ta informoj atë që kërkesa e Izraelit për hapjen e ambasadës në Manama është miratuar”, ka thënë Al-Zayani.

“Ky është një proces që shpresoj se mund të ecë para relativisht shpejt”.

Askenazi ka thënë se shpreson se ceremonia e hapjes së ambasadave mund të mbahet deri në fund të 2020-ës.

Këto dy shtete janë pajtuar në muajin e kaluar që t’i normalizojnë marrëdhëniet.