Afrikë, 397 të vdekur dhe mbi 15.300 raste të reja me COVID-19
Afrikë, 397 të vdekur dhe mbi 15.300 raste të reja me COVID-19.
Në kontinentin e Afrikës ka arritur në 2.026.587 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), me 15.346 raste të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 397 vdekje të reja numri i viktimave ka arritur në 48.509.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 20.556 viktima, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.495 dhe në Marok 5.013.
Ndërkohë në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 757.144 raste, e cila pasohet nga Maroku me 306.995 dhe Egjipti me 111.613 raste.
Deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.709.279 persona të infektuar.























