Gana, më shumë se 2 mijë fëmijë janë prekur nga COVID-19
Për periudhën mars-nëntor, 2.180 fëmijë kanë rezultuar të prekur nga COVID-19 dhe se nuk kanë vajtur kurrë në spital.
Në vendin e Afrikës Perëndimore, Gana, deri më tani më shumë se 2 mijë fëmijë janë prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Organizatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, Bright Appiah, në një deklaratë për gazetarët theksoi se në bashkëpunim me shërbimet shëndetësore të Ganës fëmijët në 589 rajone të vendit i janë nënshtruar testit të COVID-19.
Për periudhën mars-nëntor, 2.180 fëmijë kanë rezultuar të prekur nga COVID-19, bëri të ditur Appiah i cili tha se këto fëmijë janë asimptomatikë dhe se nuk kanë vajtur kurrë në spital.
Appiah u shpreh se shumica e fëmijëve të prekur me virusin janë femra, ndërsa fëmijët që kanë humbur jetën meshkuj.
Deri më sot në vend janë kryer 567.211 teste, ndërkohë që numri i rasteve ka arritur në 50.457, ndërsa i viktimave në 323.























