09:15 / 19.11.2020
Mbi 56 milionë raste me COVID-19 në botë
Numri i infektimeve me COVID-19 regjistruar zyrtarisht në botë ka kaluar shifrën 56 milionë, sipas të dhënave nga Universitetit Johns Hopkins.
Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 ka arritur në mbi 1,34 milionë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Vendi më i prekur në terma absolute që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit mbetet SHBA-ja, me rreth 11,5 milionë raste dhe më shumë se 250 000 të vdekur.
Brazili dhe India vijë pas SHBA-së përsa i përket rasteve dhe viktimave nga COVID-19./atsh























