09:17 / 19.11.2020
Mbi 250 mijë viktima nga COVID-19 në SHBA
Në SHBA mbi 250, 000 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Autoritetet kanë vendosur që të ndalohet mësimi në klasë, duke krijuar mundësitë e zhvillimit të mësimit online.
Gjithashtu në të gjithë vendin janë vendosur kufizime të reja më të rrepta, për të parandaluar shtimin e rasteve të reja dhe shtrimet në spital.
Guvernatori i Tim Walz i Minesotës bëri me dije se më shumë se 90% e shtretërve në njësinë e kujdesit intensiv në spitale janë të zëna, kryesisht në pjesën lindore të vendit.
“Ne jemi në një pikë të rrezikshme në këtë pandemi”, u shpreh ai.























