Itali, arrestohet kreu i Këshilit rajonal të Kalabrisë
Presidenti i Këshillit Rajonal të Kalabrisë në pjesën jugore të Italisë, Domenico Tallini është arrestuar me pretendimin për bashkëpunim kriminal me mafian.
Presidenti i Këshillit Rajonal të Kalabrisë në pjesën jugore të Italisë, Domenico Tallini është arrestuar me pretendimin për bashkëpunim kriminal me mafian.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, mësohet se politikani 68 vjeçar u arrestua në kuadër të një hetimi të zhvilluar me arsyen se ai kishte lidhje bashkëpunuese kriminale me klanin "Grande Aracri" të organizatës mafioze dominuese në rajon "Ndrangheta".
Tallini u akuzua për bashkëpunim me klanin mafioz në fjalë duke synuar krijimin e një rrjeti tregtar me qendër qytetin Katanzaro përmes farmacive dhe dyqaneve që tregtojnë produkte mjekësore dhe se në këmbim të kësaj do të siguronte mbështetje në zgjedhje.
Ndër të tjera njoftohet se Tallini mbahet në arrest shtëpiak.
Tallini, është anëtar i Forza Italia, partisë së ish-kryeministrit, Silvio Berlusconi. Në zgjedhjet e mbajtura në janar ai u zgjodh në këshillin rajonal të Kalabrisë dhe më pas u zgjodh president i këshillit.
Nicola Morra, kreu i komisionit për luftën kundër mafias në Parlamentin e Italisë, në një postim nga llogaria e tij në Twitter, rikujtoi se si komision kanë raportuar që ky person për shkak të lidhjeve nuk mund të ishte kandidat në zgjedhjet e mbajtura në janar por se atëherë Tallini ka thënë se "raporti është përgatitur për hakmarrje personale".























