Disa vendvotime do të rinumërojnë votat në Wisconsin
BKT
   Bota

Disa vendvotime do të rinumërojnë votat në Wisconsin

Trump paguan tre milionë dollarë për rinumërim të pjesshëm të votave në Wisconsin

CNN parashikoi se presidenti i zgjedhur, Joe Biden fitoi shtetin e Wisconsinit. Ai aktualisht është përpara Trumpit me më shumë se 20 mijë vota, të cilat madje edhe disa republikanë të shquar e pranojnë se vështirë që mund të ketë përmbysje të rezultateve.

Anëtarët republikanë të komisionit akuzuan zyrtarët demokratë në të dy qarqet se po përpiqen të përdorin udhëzimet e sigurisë së coronavirusit si një justifikim që t’ia vështirësojnë punën fushatës së Trumpit për të vëzhguar procedurat e rinumërimit. /Telegrafi/