Gjermani, përkujtohet 75-vjetori i Gjyqit të Nurembergut
BKT
   Bota

Gjermani, përkujtohet 75-vjetori i Gjyqit të Nurembergut

Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë filloi një Gjyqi historik i Nurembergut kundër kriminelëve nazistë të kalibrit si Hermann Goering dhe ministrit të Jashtëm, Joachim von Ribbentrop.

Sot, në këtë përvjetor, në Bavari do të marrë pjesë në një ceremoni të mbyllur për publikun për shkak të Covid-19 presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Ceremonia do të transmetohet online.

Më 20 nëntor 1945, filloi gjyqi i parë për 24 të pandehurit në sallën e gjykatës së qytetit simbol të nacional-socializmit të Adolf Hitlerit.

Për herë të parë në histori ata iu nënshtruan gjykimit të një shteti për shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Gjyqi zgjati një vit, deri në tetor të 1946 dhe përfundoi me dënime me vdekje.

Grupi i dytë i gjyqit, kundër 12 nazistëve të tjerë, përfshirë juristë, mjekë dhe sipërmarrës, zgjati përgjatë viteve 1946-49./atsh