Djali i Trumpit, Donald Trump Jr., infektohet me koronavirus
Donald Trump Jr., djali i presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, ndonëse ende nuk ka simptoma, bëri të ditur zëdhënësi i tij.
Zëdhënësi i djalit të presidentit në largim gjithashtu tha se Donald Trump Jr. ka dalë pozitiv në fillim të kësaj jave dhe është futur në karantinë në kabinën e tij prej kohës kur ka marrë vesh për rezultatin e testit, shkruan Reuters.
“Ai ka qenë tërësisht pa simptoma deri më tani dhe është duke i ndjekur të gjitha udhëzimet për COVID-10 që janë rekomanduar nga mjekët”, shtoi zëdhënësi i figurës së njohur.
Andrew Giuliani, djali i avokatit personal të presidentit, Rudy Guiliani, njoftoi të premten se ai gjithashtu ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.























