Sulm me raketa në kryeqytet të Afganistanit – tre të vdekur
BKT
   Bota

Sulm me raketa në kryeqytet të Afganistanit – tre të vdekur

Në orët e hershme të së shtunës, disa raketa kanë goditur zonat e banuara në Kabul të Afganistanit, kështu duke vrarë të paktën tre civilë dhe duke plagosur disa të tjerë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian, ka bërë të ditur se tre civilë kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur, shkruan Reuters.

Sipas tij, terroristët i kanë vendosur raketat në një kamion të vogël dhe i kanë aktivizuar ato.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë Shteti Islamik.