Zemaj: Fizioterapeutët kanë dhënë kontribut në fuqizimin e shëndetësisë

Zemaj: Fizioterapeutët kanë dhënë kontribut në fuqizimin e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar sot një takim virtual me Odën e Fizioterapeutëve.

Ministri Zemaj tha se në takimin virtual me Odën e Fizioterapeutëve, është biseduar për punën e palodhshme të tyre në çdo kohë si dhe për gatishmërinë për të qenë në krah i fortë i sistemit shëndetësor.

Poashtu, Zemaj tha se Fizioterapeutët kanë  dhënë kontribut jo vetëm në ShSKUK por edhe në Spitalet e Përgjithshme, duke i kontribuar fuqizimit të sistemit dhe shërbimeve shëndetësore

Postimi i plotë:

Sot, në takimin virtual ne Odën e Fizioterapeutëve, kemi biseduar për punën e palodhshme të tyre në çdo kohë si dhe për gatishmërinë për të qenë në krah i fortë i sistemit shëndetësor.
Fizioterapeutët kanë  dhënë kontribut jo vetëm në ShSKUK por edhe në Spitalet e Përgjithshme, duke i kontribuar fuqizimit të sistemit dhe shërbimeve shëndetësore. Ju ofrova përkrahje edhe për të ardhmen.
Në takim, theksova se ata kanë dhënë propozime të çmuara gjatë hartimit të Projektligjit për shëndetësi, prandaj edhe do të jenë të vlerësuar si profesionist shëndetësorë.
Dua të veçoj aktivizimin e data bazës, përmes të cilës është garantuar transparenca e punës dhe aktiviteteve fizioterapeutike. Përgëzime për punën tuaj të mirë!