Kalifornia me orë policore për shkak të COVID-19

Kalifornia me orë policore për shkak të COVID-19

Kalifornia do të zbatojë orën policore gjatë natës, në një përpjekje për të frenuar rritjen e rasteve të coronavirusit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shifrat e fundit të shtetit perëndimor vlerësohen të jenë më të rënda se sa gjatë kulmit të mëparshëm në muajin gusht.

Ndërkohë, në të gjithë SHBA-në, numri i viktimave brenda një dite kaloi shifrën 2,000 për herë të parë që nga muaji maj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar tanimë më shumë se 12 milionë raste nga coronavirusi si dhe 225 mijë viktima gjithsej, bazuar në të dhënat e përpiluara nga Universiteti John Hopkins.