Boko Haram sulmon autokolonën e guvernatorit nigerian, 9 të vrarë
BKT
   Bota

Boko Haram sulmon autokolonën e guvernatorit nigerian, 9 të vrarë

Guvernatori i shtetit Borno, Babagana Zulum, shpëton i padëmtuar.

Të paktën nëntë persona raportohet të jenë vrarë në Nigerinë verilindore të shtunën kur terroristët e Boko Haram shënjestruan autokolonën që i përkiste guvernatorit të shtetit Borno, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raporteve lokale, anëtarët e grupit terrorist sulmuan autokolonën e Guvernatorit Babagana Zulum në rrugën Gajiram-Monguno, duke vrarë shtatë ushtarë dhe dy civilë.

Zulum shpëtoi i padëmtuar, por kjo është hera e tretë që ai u sulmua nga terroristët e Boko Haram në tre muajt e fundit.

Më shumë se 30 mijë njerëz janë vrarë dhe gati 3 milionë janë zhvendosur gjatë një dekade të dhunës së Boko Haram në Nigeri, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, dhuna nga Boko Haram ka prekur 26 milionë njerëz në rajonin e Liqenit Çad dhe ka zhvendosur 2,6 milionë të tjerë.