Indonezi, mbi 1.000 shtëpi mbeten nën ujë për shkak të përmbytjes
BKT
   Bota

Indonezi, mbi 1.000 shtëpi mbeten nën ujë për shkak të përmbytjes

Zyrtarët njoftuan se në disa vende niveli i ujit është rritur deri në 1 metër, ndërsa në mbarë rajonin 1.078 shtëpi kanë mbetur nën ujë.

Të paktën 1.078 shtëpi në Sumatran Veriore të Indonezi kanë mbetur nën ujë si pasojë e përmbytjes.

Sipas lajmit të ueb faqes iNews, dje në rajonin Langkat të provincës Sumatras Veriore shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje në 11 vende.

Zyrtarët njoftuan se në disa vende niveli i ujit është rritur deri në 1 metër, ndërsa në mbarë rajonin 1.078 shtëpi kanë mbetur nën ujë.

Ndërkohë, për shkak të vazhdimit të reshjeve në rajon populli është paralajmëruar kundër rrezikut të mundshëm të përmbytjes.

Në Indonezinë që gjendet në brezin ekuatorial mes muajve tetor dhe prill ndodhin përmbytje dhe rrëshqitje të tokës./aa