QKUK-ja bëhet me 5 rentgenë mobil për trajtimin e Covid-19

QKUK-ja bëhet me 5 rentgenë mobil për trajtimin e Covid-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive, ka bërë pranimin e pesë rentgenëve mobil në vlerë prej 1 milion e 160 mijë euro për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Ai me këtë rast ka thënë se këta rentgenë do të mundësojnë trajtimin efikas të pacientëve, duke shtuar se janë blerë edhe 60 shtretër.

“Këta rentgenë do mundësojnë një trajtim efikas të pacientëve tonë. Nesër do jemi bashkë ne spitalin e Gjilanit. Bashkë ta ngrisimi nivelin e përgjegjësisë”.

“Theksoj që me këtë blerje janë blerë edhe 60 shtretër”, ka thënë ministri.