Realizuan 10 vjet punë në 10 muaj, Princi përgëzon shkencëtarët e Oksfordit
Duka i Kembrixh, William ka uruar personalisht kërkuesit e Universitetit të Oksfordit, pas të dhënave të publikuara se vaksina e tyre antiCovid ishte shumë efektive.
Përmes një video-konference” Princi iu tha atyre se ishte shumë i lumtur për këtë arritje.
“E pashë në fytyrën e gjithësecilit prej jush në Qershor se sa shumë kohë dhe përpjekje duhej për këtë sfidë dhe e dallova se kishte shumë presion tek të gjithë, kështu që jam shumë i emocionuar që ju ia dolët”, u shpreh William.
Duka e kishte vizituar dhe më herët ekipin e kërkuesve të vaksinës në verë, për të mësuar më shumë rreth punës së tyre.
Në telefonatën me anëtarin e familjes mbretërore ishin profesori i Pediatrisë dhe Imunitetit, Andy Pollard, profesorja e vaksinologjisë, Sarah Gilbert dhe zv.kancelarja e Universitetit, Louise Richardson.























