Kolumbi, ceremoni përkujtimore në njëvjetorin e vdekjes së Dilan Cruz
BKT
   Bota

Kolumbi, ceremoni përkujtimore në njëvjetorin e vdekjes së Dilan Cruz

Dilan Cruz u godit në kokë nga një polic i njësisë së intervenimit ESMAD gjatë protestave që filluan vitin e kaluar më 21 nëntor kundër qeverisë së presidentit Ivan Duque, ndërsa humbi jetën në spitalin ku u mor për trajtim.

Në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, u organizua ceremoni përkujtimore me rastin e njëvjetorit të vdekjes së Dilan Cruz si pasojë e goditjes nga policia me kapsollë gazi në një protestë antiqeveritare, raporton Anadolu Agency (AA).

Dilan Cruz u godit në kokë nga një polic i njësisë së intervenimit ESMAD gjatë protestave që filluan vitin e kaluar më 21 nëntor kundër qeverisë së presidentit Ivan Duque, ndërsa humbi jetën në spitalin ku u mor për trajtim.

Gjatë protestave në Kolumbi kanë humbur jetën disa persona dhe janë lënduar qindra të tjerë.