11:02 / 24.11.2020
SHBA, arrestohet i dyshuari për sulmin në kishë
Policia e qytetit San Joze në shtetin amerikan të Kalifornisë tha se i arrestuari dyshohet të ketë vrarë dy persona.
Një person i dyshuar për kryerjen e një sulmi në një kishë në shtetin amerikan të Kalifornisë është arrestuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia e qytetit San Joze tha se i arrestuari dyshohet të ketë vrarë dy persona.
Identitetet e të vrarëve në sulm nuk janë bërë të ditura ende.
Më herët, kryebashkiaku i qytetit San Joze, Sam Liccardo, njoftoi në Twitter se një sulm ishte kryer në kishë.
Ai shtoi se në kohën e sulmit në kishë nuk zhvillohen ndonjë rit fetar, por në të ishin strehuar të pastrehët nga të ftohtit.























