Inspektimi Rus: Lavrov e Shoigu vizitojnë Armeninë e Azerbajxhanin

Inspektimi Rus: Lavrov e Shoigu vizitojnë Armeninë e Azerbajxhanin

Në harkun kohor të vetëm një dite, një delegacion i lartë i qeverisë ruse udhëtoi për në Armeni dhe më pas në Azerbajxhan - dy vendet e Kaukazit të cilat janë në një konflikt të hapur me njëri-tjetrin.

Në margjina të bisedimeve, rusët diskutuan dërgimin e trupave të tyre në arenën e luftës në Nagorno-Karabakh, madje ndoshta do të dërgohen më shumë ushtarë se sa ishte rënë dakord fillimisht. Më 21 nëntor, delegacioni qeveritar rus i përbërë nga ministri i Mbrojtjes dhe ai i Jashtëm si dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë mbërritën në kryeqytetin e Armenisë.

Për çfarë? Për të diskutuar situatën në Karabakh dhe zbatimin e një marrëveshje për armëpushim. Ajo që tha Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan kur bisedoi me Lavrovin e Rusisë la të kuptohet se zyrtari armen ka pranuar faktin se janë bërë më të varur nga Rusia sesa para luftës.

Në anën tjetër, vizita nga zyrtarët e lartë rusë mund të jetë shenjë se Moska ka pranuar që hë për hë Pashinyan do të vazhdojë të shërbejë si kryeministër i Armenisë.

Vizita ndodhi gjithashtu një ditë pasi Pashinyani shkarkoi ministrin e Mbrojtjes të Armenisë, Davit Tonoyan, i cili ishte në detyrë që nga maji 2018, si dhe ministrin e Jashtëm të vendit, megjithëse pak kohë më herët. Me hapat e tij të vendosur ndaj grupeve të opozitës, Pashinyan nuk ka ndërmend të dorëzohet kaq lehtë.

Pas bisedave me aleatin e vet formal në Jerevan, delegacioni rus fluturoi për në Azerbajxhan, një vend armik të Armenisë. Atmosfera gjatë bisedimeve në Baku ishte më e mirë se në Jerevan. Nuk është për t'u habitur pasi qëndrimi i Moskës është se Azerbajxhani mund të pretendojë një pjesë të madhe të tokave të diskutueshme, ndërsa armëpushimi i ndërmjetësuar nga Rusia bëri kushte shumë të favorshme për Bakun.

Nuk është për t'u habitur, në takimin e tij me delegacionin, Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, theksoi "rolin personal" që luajti Putini. Lavrov, nga ana e tij, lëvdoi qëndrimin e Azerbajxhanit. Shumë interesante që delegacioni i qeverisë ruse përfshinte Alexander Novakun, zëvendëskryeministër rus dhe ish-ministër i Energjisë, tani i udhëheqës i gjithë sektorit.

Prania e tij mund të ketë të bëjë me nevojat e furnizimit me energji të Nagorno-Karabakhut, por edhe me çështjen e naftës së papërpunuar dhe gazit në Azerbajxhan, në kohën kur vendi i pasur me energji po dërgon gjithnjë e më shumë hidrokarburante në Turqi dhe Evropë.