Ugandë,45 të vdekur në protestat pas arrestimit të kandidatit për president

Ugandë,45 të vdekur në protestat pas arrestimit të kandidatit për president

Prej ditësh Uganda ndodhet në kaos për një seri protestash që kanë përfshirë qytetet më të rëndësishme të vendit afrikan, në veçanti kryeqytetin Kampala, duke shkaktuar të paktën 45 të vdekur dhe qindra të arrestuar.

Protestat lindën pas arrestimit të Bobi Wine, një nga këngëtarët më të njohur në vend, që ka kandiduar për zgjedhjet presidenciale kundër Yowri Musevenit, i cili drejton vendin prej 30 vitesh.

Wine u arrestua sepse në një nga mitingjet e organizuara prej tij, nuk kishte respektuar masat e distancimit social dhe përdorimin e maskave. Për mbështetësit e tij, kjo është vetëm një mënyrë për të manipuluar zgjedhjet, duke frikësuar popullin.

Edhe pse policia lokale ka pranuar aktet “e papërshtatshme” të disa policëve, që në video të ndryshme duket që përdorin plumba të vërtetë drejt turmave, ajo kujtoi se “protestuesit përfituan edhe nga kjo situatë e vështirë për të përfituar politikisht, duke shkatërruar prona private dhe shtetërore.

“Më vjen keq që njerëz kanë humbur jetën, por edhe krenar që ato persona ishin të paarmatosur dhe paqësorë, përgjegjësit e vetëm mbeten presidenti dhe ushtria”, deklaroi Wine.

Ish-koloni britanike, Uganda, është një nga vendet më të varfra në botë, ku rreth 38% i popullatës jeton me pak më shumë se 1 dollar në ditë, me probleme të mëdha në respektimin e të drejtave të njeriut.