Bosi i dyshuar i një karteli meksikan arrestohet për vrasjen e 9 mormonëve

Bosi i dyshuar i një karteli meksikan arrestohet për vrasjen e 9 mormonëve

Bosi i dyshuar i një karteli meksikan droge është arrestuar në lidhje me vrasjen e 9 pjesëtarëve të komunitetit mormon në SHBA, një ngjarje e ndodhur vitin e kaluar në Meksikë. Lajmin e publikoi media meksikane “El Diario”, duke cituar disa burime zyrtare.

Roberto González Montes, i cili akuzohet se drejton organizatën kriminale “La Línea”, i cili njihet edhe si “El Mudo” – “Memeci”, u arrestua bashkë me 3 persona të tjerë, të gjithë të dyshuar si pjesëtarë të grupit kriminal.

Nuk ka ende informacione për rolin që kanë luajtur anëtarët e kartelit në vrasjen e 3 grave dhe 6 fëmijëve të tyre, të cilëve iu zu pritë nëntorin e kaluar në shtetin e Sonorës, në kufi në Shtetet e Bashkuara, ku u ekzekutuan në mënyrë të tmerrshme. Prej dekadash, ato kishin ngritur një degë të komunitetit të tyre, themeluar fillimisht në SHBA./a2