13:16 / 25.11.2020
Gjermani, një automjet përplaset para Zyrës së kancelares Merkel
Njësi të shumta policie janë vendosur në vendngjarje, duke bllokuar zonën para Zyrës së kancelares gjermane.
Një automjet është përplasur sot në portën e jashtme të Zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel në Berlin.
Njësi të shumta policie janë vendosur në vendngjarje, duke bllokuar zonën para Zyrës së kancelares gjermane.
Identiteti dhe motivi i shoferit nuk janë bërë të ditur.
Mediat lokale raportuan se ka të ngjarë të jetë një "sulm i motivuar politikisht" teksa shoferi shkroi: "Stop politikave të globalizimit" në anën e djathtë të automjetit.
Merkel dhe ministrat e qeverisë ishte paraparë të kenë takim javor të kabinetit në kohën e incidentit./aa























